Gjatë dy ditëve të fundit, Ministria për Çështje Evropiane ështe mikpritëse e kampusit rajonal URBAKT, i organizuar në bashkëpunim me Sekretariatin për Programin të Bashkëpunimit Territorial URBAKT IV dhe me organet nacionale të vendeve të rajonit, përgjegjëse për zbatimin e Programit.
Kampusi URBAKT paraqet mjet tradicional i përcaktuar për ndërtimin e kapaciteteve të partnerëve të përfshirë në rrjetet e bashkëpunimit URBAKT. Këtë vit, kampusi URBAKT për herë të parë mblodhi në një vend përfaqësuesit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, si vende të reja të përfshira në programin URBAKT IV. Partnerët e projekteve të ashtuquajtura rrjete të veprimit për planifikim nga komunat Koçani, Tetovë, Budvë, Bellopojë, Sarajevë, Zenicë, Mostar, Përmet dhe Tiranë gjatë kësaj ngjarjeje dyditore kanë mundësinë të shkëmbejnë mendime për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë zbatimit të planeve të tyre të integruara të veprimit, për aftësitë e nevojshme, për mjetet, duke përfshirë edhe ato financiare, të nevojshme për realizimin e suksesshëm të planeve të përmendura.
Me prezantimet e tyre lidhur me mundësitë për financim, para pjesëmarrësve të ngjarjes u drejtuan përfaqësues të USAID-i, UNDP-së dhe programit Interreg Evropë. E njëjta u mbështet me prezantime në më shumë programe për bashkëpunim territorial që janë në dispozicion për vendet e rajonit, të cilat i paraqitën personat kontaktues nacional për programin URBAKT të pranishëm në kampus.