Lajme
22.10.2024 10:45
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljasko Radukov.
Murtezani dhe Radukov theksuan rëndësinë e konsolidimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, posaçërisht në kontekst të procesit të integrimit evropian, tek i cili duhet shikuar si prioritet i përbashkët strategjik. Bisedën e potencoi angazhimi i dialogut konstruktiv dhe transparent me qëllim të promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit.