Lajme
18.10.2024 09:51
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Portugeze në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Zhoze Rui Velesh Karoso. Në takim u theksuan lidhjet miqësore bilaterale, ndërkaq u diskutua edhe mbështetja e vazhdueshme e Portugalisë për procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Murtezani përshëndeti qëndrimin parimor të Portugalisë për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se çdo vend i Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, duhet të vlerësohet sipas meritave të veta. Ambasadori Karoso theksoi se Lisbona mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e qasjes së drejtë të bazuar në merita brenda BE-së, duke siguruar që progresi i Maqedonisë së Veriut të njihet.
Diskutimi u fokusua edhe në kontekstin më të gjerë rajonal, ku Murtezani dhe Karoso konstatuan se integrimi në BE është kyç për stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Ata riafirmuan rëndësinë strategjike të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë e të dyja anëve për bashkëpunim më dinamik bilateral si në nivel politik ashtu edhe në nivele tjera me interes të përbashkët.