Lajme
17.10.2024 11:00
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me Klaus Nojkirh, Drejtor për koordinimin e programeve në Këshillin e Evropës, ku u shqyrtuan prioritetet kryesore të Maqedonisë së Veriut në kontekst të integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit strategjik me Këshillin e Evropës. Ministri Murtezani theksoi përkushtimin e Qeverisë për përforcimin e mëtejmë të sundimit të së drejtës, avancimin e proceseve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut – sfera që janë themeli i mandatit të Këshillit të Evropës. Ai theksoi se bashkëpunimi me Këshillin e Evropës është i rëndësisë vendimtare për zbatimin e reformave në gjyqësi dhe luftën kundër korrupsionit, me qëllim të përmbushjes së standardeve më të larta evropiane dhe mbështetjen e rrugës tonë evropiane.
Bashkëbiseduesit theksuan rolin e rëndësishëm të Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup në zbatimin e projekteve dhe monitorimin e progresit në terren, me qëllim që të sigurohet zbatimi i standardeve më të larta në praktikë. Ministri Murtezani dhe Drejtori Nojkirh u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta do të vazhdojnë me dinamikë edhe më të fuqishme, duke i pasur parasysh prioritetet e Qeverisë së re dhe domosdoshmërinë e progresit reformues që do ta afrojnë Maqedoninë e Veriut deri në qëllimin e saj përfundimtar - anëtarësimin në Bashkimin Evropian.