Lajme
06.9.2023 07:47
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot me fjalën e tij hapi tribunën “ BE për trashëgiminë kulturore maqedonase”, në të cilën tha se ne jemi në zemrën e Evropës dhe jemi pjesë e pandashme e këtij identiteti evropiane, me të çka krenohet e gjithë Evropa, duke thënë se Bashkimi Evropian është superfuqi kulturore, ndërkaq kultura maqedonase merr pjesë dhe është pjesë e procesit me kontributin e saj.
-Bashkimi Evropian i hodhi poshtë konceptet e konfliktit të qytetërimeve dhe iu përkushtua ndërtimit dhe kujdesit të aleancës së qytetërimeve. Në një kontekst të tillë, i rëndësisë vitale për Maqedoninë e Veriut është që ta promovojmë identitetin tonë kulturor maqedonase, trashëgiminë dhe vlerat tona kulturore, kurse Bashkimi Evropian është vendi i vërtetë për të, deklaroi Mariçiq duke shtuar se aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian nënkupton dhe gatishmëri për ta pranuar plotësisht identitetin evropian që siç thotë ai “në asnjë far mënyre nuk do të thotë se shtyp apo e vë në plan te dytë identitetin nacional të Maqedonasve, të Shqiptarëve, të Turqve në vend, të Serbëve, të Boshnjakëve, Romëve, Vllahëve, Kroatëve, Malazezve, Bullgarëve dhe gjithë të tjerët”.
Mariçiq tha se falë vlerave themelore evropiane për barazi dhe respektim të tjetrit, Bashkimi Evropian i ruan traditat mijëvjeçare të gjithë popujve dhe bashkësive të kontinentit dhe se nevoja për kujdesin për paqen kulturore më se miri e shpjegon Zhan Mone duke e cituar: “Ne nuk federalizojmë shtete, ne unifikojmë popuj”.
-Ashtu siç është diversiteti kulturor në zemrën e shëtit maqedonas, ashtu qëndron edhe në Bashkimin Evropian.
Diversiteti kulturor është në thelbin e projektit evropian. “Uniteti në diversitet” është motoja e bashkimit Evropian. Në euro monedhat në një anë është fotografia e Evropës, por në anën tjetër ju lihet secilit vend anëtar të vendosë se si do ta dizajnojë. Në këtë mënyrë shumë euro monedha në njërën anë kanë të gdhendur simbol domethënës të trashëgimisë nacionale kulturore të vendit përkatës, theksoi Mariçiq.
Ai dha shembull se Republika Çeke në vitin 2013, kur Evropa festonte 1150 vjetorin e ardhjes së vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi në Moravi, në anën tjetër të monedhës 2 euro vendosi imazhet e të shenjtëve Kirili dhe Metodi. Në këtë drejtim tha se nuk duhet të harrojmë se uniteti i Evropës në diversitetin e saj kulturor e dëshmoi edhe Papa Gjon Pali i Dytë, kur në vitin 980 shpalli shenjtorët Kirili dhe Metodi si patron të Evropës.
“Ne jemi në zemrën e Evropës dhe është pjesë e pandashme e identitetit evropian me të cilën krenohet e gjithë Evropa”, tha Mariçiq në tribunën në kuadër të kampanjës “Ne jemi Evropë”, i cili u mbajt në Manastir.