Lajme
28.6.2023 10:34
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, uroi qytetarët e besimit islam, me rastin e festës së sotme të Kurban Bajramit, me dëshirë që ditët e festave besimtarët t'i kalojnë me shëndet, lumturi dhe mirëqenie.
Mes tjerash në urim qëndron:
“Kurban Bajrami është kohë e përforcimit të vetëdijes për të bërë sakrificë për atë që është kalimtare në dobi të vlerave të qëndrueshme dhe një qëllimi më të madh.
Prandaj, kjo festë e madhe le të jetë nxitje shtesë për të përforcuar vlerat tona njerëzore dhe shpirtërore, lidhjet miqësore e familjare, solidaritetin e ndërsjellë, por edhe përforcimin e unitetit si themel mbi të cilin do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë që jetojnë në të”.