Lajme
18.6.2022 08:20
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, së bashku me ministren e Kulturës Bisera Kostadinovsna – Stojçevska ishin mysafir në festivalin “Njoftohu me Prespën” në fshatin Bratuçinë, të cilëve në kuadër të përmbajtjeve kulturore dhe gastronomike morën pjesë qytetarë nga Maqedonia e Veriut, Republika e Greqisë dhe Republika e Shqipërisë.
-Për herë të parë artistët dhe qytetarët e tre vendeve u takuan në një vend, në Prespë. Këto projekte, që dalin nga Marrëveshja e Prespës janë dëshmi për rëndësinë dhe shtytjen e afërsisë, bashkëpunimi, ndërlidhjes së qytetarëve të tre vendeve, por edhe ndërlidhja e rajonit mes tre kufijve, thotë Mariçiq.
Zëvendëskryeministri tha se Prespa më nuk ka kufij për Maqedonasit, grekët dhe Shqiptarët, nuk ka dallime dhe barriera.
-Sot Prespa bashkën dhe është simbol i miqësisë, dialogut, mirëkuptimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në vend të bllokadave dhe politikës në Prespë folët për ngjari të përbashkëta, bashkëpunim, projekte, shtoi Zëvendëskryeministri.
Në festivalin “Njoftohu me Prespën” morën pjesë edhe Euro-ambasadori Devid Gir, ambasadori italian Andrea Silvestri dhe Laslo Duks, Ambasador i Hungarisë në vend.
Organizatorë të festivalit ishin organizata civile “Qyteti Prespa” dhe Komuna e Resnjës, me mbështetje financiare prej dy milion denar të Ministrisë së Kulturës.