Lajme
12.4.2013 13:25
Sot zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me Ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Finlandës z-nja Paivi Rasanen, e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy shteteve, si dhe për thellimin dhe zgjerimin e saj përmes bashkëpunimit bilateral dhe bashkëpunimit në kuadër të instrumenteve ekzistuese për asistencë para pranimit.
Zëvendës Kryeministri Besimi duke nënvizuar se Republika e Finlandës është një nga partnerët potencial për bashkëpunim bilateral, theksoi rëndësinë e mbështetjes të cilan ajo jep për Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, dhe theksoi nevojën për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme në pjesën e reformace të ndërmarra me qëllim të qasjes së vendit në Bashkimin Evropian.
Besimi u falenderua edhe për mbështetjen e Republikës së Finlandës drejt plotësimit të mëtutjeshëm të kriteriumeve politike të cilat përfaqësojnë një pjesë të prioriteteve të dakorduara në kuadër të Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë. Gjatë kësaj ai theksoi se është i mirseardhur cdo bashkëpunim i mundshëm në pjesën e procesit aktual të analizës thelbësore të shkallës së përputhshmërisë së legjislacionit kombëtar me atë të evropës (self-screening) e cila realizohet nga ana e institucioneve, para së gjithash në definimin e qëllimeve të mbetura në të cilat duhet të punohet në drejtim të përputhjes së mëtutjeshme të politikave.