Lajme
14.2.2022 05:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Sh.T. Fatos Reka.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Reka diskutuan për fillimin e mundshëm të përbashkët të negociatave aderuese me Unionin, me çka dy vendet fqinje do të kenë mundësi të realizojnë bashkëpunim më të ngushtë për shkëmbim të përvojave dhe mbështetje të ndërsjellë në procesin e përgjithshëm të negociatave me BE-në.
Ambasadori Reka konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë fqinje me qëllim të përshpejtimit të procesit.
Në takim u theksua rëndësia e iniciativave aktuale në të cilat së bashku morën pjesë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, respektivisht Ballkani i Hapur dhe paralelisht Procesi i Berlinit. Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ambasadori Reka theksuan se intensifikimi i bashkëpunimit bilateral në sferën politike si dhe në sferën ekonomike është e rëndësisë së veçantë për periudhën e ardhshme.
Njëherit i përshëndetën iniciativat e realizimit të projekteve të përbashkëta infrastrukturore zbatimi i të cilëve do të kontribuojë në afrimin e vendeve, respektivisht shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe lehtësimin e këmbimit tregtar, si në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar me mbështetje evropiane, ashtu edhe me projekte të përbashkëta mes dy qeverive.