Negociatat aderuese - Takime konsultative
19.12.2023 12:21
Sekretariati për Çështje Evropiane vazhdon me procesin e konsultimeve me palët e interesuara për përgatitjen e udhërrëfyesve për:
1) sundimin e së drejtës dhe
2) reforma në administratën publike,
të cilët në përputhje me Kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut të miratuar nga Këshilli i BE-së, me 18 korrik 2022, janë kusht për hapjen e Klasterit 1 Vlerat fundamentale, menjëherë pas mbylljes së Konferencës së parë ndërqeveritare me të cilën filluan negociatat për anëtarësim në BE, me 19 korrik 2022. Njëherit, SÇE fillon proces konsultativ për Agjendën reformuese 2024-2027, të cilën Qeveria duhet ta përgatis dhe ta dorëzoj deri te Komisioni Evropian, lidhur me Planin për Zhvillim për Ballkanin Perëndimor, të përgatitur dhe publikuar nga Komisioni Evropian me 8 nëntor, 2023.
Me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe transparencës në proces dhe përpilimit cilësor të udhërrëfyesve, Sekretariati për Çështje Evropiane fton të gjithë përfaqësuesit e komunitetit akademik, organizatat civile dhe odat ekonomike të përgatisin dhe të dorëzojnë, secili nga fushëveprimi i tyre, kontribut të shkruar për përpunimin final të versioneve të dy udhërrëfyesve. Ju njoftojmë se dy udhërrëfyesit janë punuar sipas udhëzimeve përkatëse nga shërbimet profesionale të Komisionit Evropian dhe reflektojnë Raportin e skriningut për Klasterin Fundamentet/Themelet, si dhe udhëzimet dhe përfundimet përkatëse.
Lusim të na dorëzoni komentet tuaja në përputhje me strukturën e udhërrëfyesve në lidhëset e mëposhtme, më së voni deri me 20 dhjetor 2023, në ora 16:00, në e-mail adresën e SÇE-së; pokani@sep.gov.mk .
Në lidhëset në vijim mund të gjeni dokumentet e duhura:
Në kuadër të procesit konsultativ, sipas nevojës, do të organizohen edhe takime konsultative me palët e interesuara.
Vlerësojmë se bartja e njohurive, analizave dhe qëndrimeve nga të gjithë aktorët shoqëror janë shumë të rëndësishme në përcaktimin e prioriteteve në çdo sferë, të përfshira në këto dy udhërrëfyes.