Në kuadër të shënimit të Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – “Pink October”, të punësuarit në Ministrinë e Çështjeve Evropiane morën pjesë sot në aktivitetet e iniciativës “Pink at Work Day”.
Përmes mbajtjes simbolike të ngjyrës rozë dhe organizimit të aktiviteteve informuese, të punësuarit shprehën mbështetjen e tyre për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, si dhe përkushtimin ndaj rritjes së ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe kontrolleve të rregullta parandaluese.
Ministria e Çështjeve Evropiane thekson rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët në luftën kundër kancerit të gjirit dhe përcjell mesazhin se zbulimi i hershëm shpëton jetë.