Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i MÇE Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar italian Palminteri

Takimi i MÇE Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar italian Palminteri

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani kishte takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Paolo Palminteri.

Ministri Murtezani përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Italisë për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si një nga shtetet anëtare themeluese. Bashkëbiseduesit konstatuan se ky angazhim është i rëndësisë thelbësore për ruajtjen dhe avancimin e dinamikës aktuale të procesit të zgjerimit. Në këtë kontekst u theksua edhe roli aktiv i Italisë në grupin “Miqtë e zgjerimit”, me çka edhe një herë u konfirmua me mbajtjen e takimit të djeshëm në Romë.

Murtezani dhe Palminteri riafirmuan bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të instrumenteve evropiane, siç janë IPA Twinning dhe TAIEX, ku deri tani janë realizuar tetë Tuinning projekte me partnerët italianë në fushën e mjedisit jetësor, bujqësisë, krimit të organizuar dhe zhvillimit të sektorit privat. Ministri Murtezani inkurajoi palën italiane për pjesëmarrje të mëtutjeshme në këto programe, të cilat dukshëm kontribuojnë në harmonizimin e standardeve evropiane. Në mënyrë shtesë, u theksua se Maqedonia e Veriut tanimë është pjesë e programeve territoriale ndër-rajonalë dhe transnacionalë – URBACT, Interreg Evropë, Euro-Med dhe Adrion, gjë që hap mundësi të reja për përforcimin e partneriteteve mes institucioneve dhe qytetarëve të të dy vendeve.

Ministri Murtezani dhe Ambasadori Palminteri konfirmuan përkushtimin e përbashkët drejt thellimit të bashkëpunimit bilateral, me qëllimin përfundimtar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Accessibility Menu