Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sali me drejtorin e UNDP-së Grigoryan: Fokus i përbashkët në reformat, zhvillimin lokal dhe tranzicionin e gjelbër

Sali me drejtorin e UNDP-së Grigoryan: Fokus i përbashkët në reformat, zhvillimin lokal dhe tranzicionin e gjelbër

Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, zhvilloi takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigoryan, i përqendruar në bashkëpunimin aktual dhe prioritetet e ardhshme në mbështetje të reformave.

Në bisedë u theksua roli i UNDP-së si një nga partnerët më të rëndësishëm në zbatimin e projekteve të orientuara drejt zhvillimit lokal, përfshirjes sociale, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe përshpejtimin e integrimit evropian, me fokus në sundimin e ligjit, administratën publike dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Bashkëbiseduesit diskutuan për harmonizimin e aktiviteteve të UNDP-së me prioritetet kombëtare dhe agjendën evropiane, si dhe për mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të koordinimit të donatorëve dhe iniciativave të përbashkëta.

Accessibility Menu