Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sali takon ambasadoren e Sllovakisë, Hricová: Thellim i bashkëpunimit në kuadër të Agjendës së Reformave

Sali takon ambasadoren e Sllovakisë, Hricová: Thellim i bashkëpunimit në kuadër të Agjendës së Reformave
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricová.
 
Në takim u konfirmua bashkëpunimi shumë i mirë bilateral dhe mbështetja e vazhdueshme e Sllovakisë për procesin e integrimit evropian të vendit.
 
U theksua rëndësia e Agjendës së Reformave (2024–2027), si kornizë kyçe për zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e mundësive nga Plani i Rritjes i BE-së.
 
Palët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit zhvillimor në kuadër të programit SlovakAid, si dhe për përdorimin e instrumenteve si Twinning dhe TAIEX për forcimin e kapaciteteve administrative. Gjithashtu, u potencua rëndësia e shkëmbimit të përvojave në menaxhimin e fondeve të BE-së.
 
Ministri Sali theksoi përkushtimin për koordinimin e reformave dhe përmirësimin e zbatimit të tyre, me fokus në rezultate konkrete për qytetarët.

Accessibility Menu