Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sali: 30 vite partneritet me BE – tani është koha për rezultate konkrete

Sali: 30 vite partneritet me BE – tani është koha për rezultate konkrete
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 30 viteve marrëdhënie mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, në prani të Ambasadorit të BE-së Mihalis Rokas.
 
Në fjalën e tij, Ministri Sali theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik, duke nënvizuar se pas përfundimit të screening-ut, fokusi është vendosur tek përshpejtimi i reformave.
 
“Tridhjetë vite partneritet dhe 25 vite nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dëshmojnë se rruga jonë evropiane është e qartë dhe e pakthyeshme. Sot, integrimi nuk është vetëm një qëllim – është proces i dorëzimit të rezultateve konkrete,” u shpreh Sali.
 
Ai shtoi se përmes Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, vendi tashmë po jep rezultate të matshme në fusha kyçe si sundimi i ligjit, administrata publike dhe qeverisja ekonomike.
 
Ministri theksoi se një proces i besueshëm zgjerimi kërkon përkushtim të dyanshëm – reforma reale nga vendet kandidate dhe parashikueshmëri nga Bashkimi Evropian.
“Ambicia jonë është e qartë – anëtarësim i plotë në Bashkimin Evropian,” theksoi Sali.

Accessibility Menu