Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Türkiye

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Türkiye
Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, realizoi një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Türkiye, Fatih Ulusoy.
 
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në disa fusha me interes të përbashkët, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Republikës së Türkiye si anëtare e NATO-s dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global, veçanërisht në aspektin e sigurisë.
 
Po ashtu, u trajtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve turke në vend, të cilat pritet të konkretizohen në periudhat e ardhshme.
 
Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, shprehu mirënjohje ndaj Ambasadorit Ulusoy për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën institucionale të Republikës së Türkiye, duke vlerësuar marrëdhëniet e forta miqësore dhe vëllazërore mes dy vendeve.

Accessibility Menu