Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali takon të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali takon të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes
Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes.
 
Gjatë takimit u theksua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet vendit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane për proceset demokratike dhe zhvillimore.
 
Bashkëbiseduesit diskutuan mbi rolin kyç të stabilitetit rajonal si parakusht për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm. Zëvendëskryeministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave në administratën publike dhe në sistemin gjyqësor, duke i konsideruar këto hapa thelbësorë për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
 
Të dyja palët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Accessibility Menu