Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, u takua me kryetarin e KSHZ-së, Bojan Mariçiq dhe nënkryetarin Abdush Demiri

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, u takua me kryetarin e KSHZ-së, Bojan Mariçiq dhe nënkryetarin Abdush Demiri

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim në Qeveri me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq, dhe nënkryetarin Abdush Demiri, ku u diskutua për Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

 
Në takim u theksua se këto ndryshime, të dorëzuara nga KSHZ-ja në Kuvend dhe në Ministrinë e Drejtësisë, kanë rëndësi të veçantë për avancimin e agjendës reformuese dhe për zbatimin e reformave zgjedhore.
 
Bashkëbiseduesit vlerësuan edhe raportin e fundit të OSBE/ODIHR, i cili e konsideron pozitiv organizimin e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, duke evidentuar përparim të dukshëm në proceset demokratike.

Accessibility Menu