Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendëskryeministri i Parë zhvilloi takim me investitorë nga Turqia

Zëvendëskryeministri i Parë zhvilloi takim me investitorë nga Turqia
Shkup – Zëvendëskryeministri i Parë realizoi një takim me një delegacion investitorësh nga Turqia, të ardhur nga rajonet e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit, të cilët përfaqësojnë sektorë të rëndësishëm si energjetika, mjekësia, digjitalizimi, ndërtimtaria dhe bujqësia.
 
Në takim u diskutua për mundësitë konkrete për investime në vend, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. U theksua rëndësia e krijimit të një mjedisi të favorshëm për biznesin, si dhe mbështetja institucionale për investitorët e huaj.
 
Zëvendëskryeministri i Parë nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar për tërheqjen e investimeve cilësore dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke ofruar kushte të favorshme për partneritete afatgjata dhe të dobishme për të dyja palët.

Accessibility Menu