Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zgjerimi si prioritet sigurie: Takim i Murtezanit dhe Brn në Dublin

Zgjerimi si prioritet sigurie: Takim i Murtezanit dhe Brn në Dublin
Vizitën e punës në Irlandë, Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot në Dublin e filloi, me takimin me Ministrin shtetëror të Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Tomas Brn, i cili iu kushtua thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit institucional mes Maqedonisë së Veriut dhe Irlandës, me fokus në integrimin evropian, proceset reformuese dhe stabilitetin rajonal; gjatë të cilit u theksua rëndësia e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes së BE-së për BP-në si nxitësit kryesorë në afrimin drejt Unionit. Duke u bazuar në mesazhet e dërguara nga Samiti për Planin e Rritjes së BE-së i mbajtur së fundmi në Shkup, takimi mundësoi thellimin e dialogut rreth zbatimit të mëtejshëm të kësaj iniciative si instrument për përshpejtimin e integrimit.
 
Ministrat diskutuan perspektivën evropiane të vendit dhe kryesimin e ardhshëm irlandez me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026, si mundësi për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen që Irlanda ia jep Maqedonisë së Veriut, në veçanti për qëndrimin e saj parimor dhe të zëshëm për de-bilateralizimin e procesit euro-integrues përmes refuzimit të kushtëzimeve bilaterale dhe angazhimit për aderim të bazuar vetëm në kritere dhe merita të përmbushura, si bazë për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të Unionit. Ai përshëndeti përkushtimin e Irlandës për rolin e saj aktiv në avancimin e procesit të integrimit evropian në prag të kryesimit, në veçanti përmes përgatitjes së Strategjisë së parë irlandeze për Ballkanin Perëndimor.
 
Në dritën e përgatitjeve të vazhdueshme të këtij dokumenti, si strategji nacionale e Irlandës, e cila duhet të vendos kornizën për bashkëpunim më sistematik dhe më të thelluar me vendet e rajonit tonë, Ministri Brn vlerësoi se vizita në kohë e Ministrit Murtezani është kontribut i rëndësishëm për përgatitjen e Strategjisë, si dhe në drejtim të avancimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit në pjesën e integrimit evropian. Brn dhe Murtezani diskutuan mundësitë që ky dokument do të hapë prani më të përforcuar diplomatike irlandeze në rajon, intensifikim të kontakteve politike bilaterale, mbështetje për agjendën tonë reformuese, si dhe bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit dhe ekonomisë. Ata iu referuan dhe stabilitetit rajonal dhe politikën e zgjerimit të BE-së, të cilat paraqesin elementë qendrorë të prioriteteve të Irlandës gjatë kryesimit të ardhshëm me Këshillin e BE-së dhe do të pasqyrohen edhe në Strategjinë e Ballkanit Perëndimor.
 
Ministrat Murtezani dhe Brn ranë dakord se në kontekstin e trazirave gjeopolitike në rritje, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm zgjedhje politike, por domosdoshmëri strategjike për përforcimin e arkitekturës evropiane të sigurisë. Bashkëbiseduesit konstatuan se bllokimi i procesit të integrimit fundos stabilitetin e kontinentit, ndërsa integrimi i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm i vendeve kandidate është në interes të përbashkët. Gjatë takimit, Brn dhe Murtezani potencuan se zgjerimi medoemos duhet të mbetet mes prioriteteve kryesore të Unionit dhe se Evropa e qëndrueshme dhe e unifikuar është përgjigjja më e mirë ndaj sfidave me të cilat ballafaqohet si rajoni i BP-së ashtu edhe Unioni.
 
Ministri Murtezani gjithashtu theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e interesuar për nisma që do të ndihmojnë në afrimin drejt Tregut të përbashkët Evropian, me zbatimin e reformave të BE-së dhe në shfrytëzimin më të mirë të IPA fondeve. Në këtë kontekst, të dy ministrat diskutuan mundësitë e partneritetit institucional dhe bartjen e përvojës dhe njohurive irlandeze, duke përfshirë edhe përmes ndihmës teknike dhe trajnimit për administratën publike, në bashkëpunim me Institutin Irlandez për administratë publike dhe institucione të tjera relevante.

Accessibility Menu