Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mirëpritën Ursula von der Leyen në Shkup, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut.
Vizita përbën një mundësi për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, si dhe për avancimin e perspektivës evropiane të vendit.
Përkushtimi ndaj reformave dhe hapave konkretë në procesin e integrimit evropian mbetet prioritet, me synim përfitime të prekshme për qytetarët.