Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nën patronazhin e Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, me manifestim qendror shënohet 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Nën patronazhin e Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, me manifestim qendror shënohet 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës
Me një manifestim qendror në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup u shënua 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiut, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të humanizmit botëror.
 
Në manifestim ishin të pranishëm figurat më të larta shtetërore, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.
 
Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali theksoi rëndësinë e trashëgimisë së Nënë Terezës dhe mesazhit të saj universal të humanizmit, dashurisë dhe solidaritetit.
 
“Nënë Tereza nuk e ndërtoi veprën e saj me fjalë të mëdha, por me hapa konkretë: me një dorë të shtrirë ndaj atij që kishte nevojë, me kujdes ndaj të sëmurit, me ushqim për të uriturin dhe me strehë për të pastrehun.”
 
Sali nënvizoi se mesazhi i Nënë Terezës mbetet i rëndësishëm edhe sot, duke na kujtuar se humanizmi është një gjuhë që të gjithë mund ta kuptojmë, ndërsa dallimet etnike, fetare dhe kulturore duhet të jenë burim mirëkuptimi dhe respekti.
 
Në kuadër të manifestimit u promovua libri “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut drejt Nënë Terezës universale”, me autorë Albert Ramaj dhe Skender Asani, si dhe u hap një ekspozitë dokumentare kushtuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës.
 
Misioni i Nënë Terezës – dashuria, shërbimi dhe kujdesi për tjetrin – mbetet një vlerë universale dhe një frymëzim për veprimin tonë të përbashkët.

Accessibility Menu