Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vizitë zyrtare në Bruksel i Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali

Vizitë zyrtare në Bruksel i Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali
Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali e fillon vizitën zyrtare në Bruksel me takim me ambasadoren e Republikës së Qipros.
 
Nga vizita zyrtare në Bruksel, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e filloi agjendën e takimeve me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti.
 
Gjatë takimit, ministri Sali e uroi ambasadoren Rafti me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke e informuar për rezultatet e deritanishme në procesin e eurointegrimit të vendit.
 
Në fokus të bisedimeve ishin agjenda reformuese, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet kryesore në kuadër të përparimit të negociatave me Bashkimin Evropian. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes së partnerëve evropianë për realizimin e reformave dhe avancimin e mëtejmë të procesit integrues.

Accessibility Menu