Ministria e Çështjeve Evropiane, si autoriteti kombëtar i Programit Intereg Europe, informon se Komiteti i Monitorimit, në takimin e tij të 7-të të mbajtur më 10 dhe 11 dhjetor 2024 në Budapest, Hungari, miratoi me kusht 113 projekte në kuadër të thirrjes së tretë për propozime projektesh. Thirrja e tretë për propozime projektesh u realizua në periudhën nga 20 marsi deri më 7 qershor të vitit të kaluar dhe në kuadër të saj u dorëzuan 206 aplikime, projekte të përbashkëta, në të cilat përfaqësohen të gjitha vendet pjesëmarrëse në program.
Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësohet nga 16 partnerë në 15 projekte të përbashkëta.
Më shumë informacion në lidhje me projektet e miratuara është i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të Intereg Europe, në linkun e mëposhtëm: PROJEKTE TË MIRATUARA
Për më shumë informacion rreth programit Interreg Europe, vizitoni linkun e mëposhtëm: https://www.interregeurope.eu/