Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Murtezani dhe Byrne: Zgjerimi duhet të mbetet  proces kredibil i bazuar në merita

Murtezani dhe Byrne: Zgjerimi duhet të mbetet  proces kredibil i bazuar në merita
Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot realizoi takim dypalësh me ministrin për Çështje Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, i cili po qëndron për vizitë pune në Shkup. Takimi vazhdoi me konferencë të përbashkët për shtyp, ku ministrat përcollën porosi të fuqishme të përbashkët në mbështetje të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
 
Ministri Murtezani u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian është çështje e përbashkët e sigurisë, stabilitetit dhe vizionit, dhe se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe vendosjes së standardeve evropiane. Në këtë drejtim, ministri nënvizoi se procesi duhet të jetë i bazuar në merita dhe i liruar nga kushtëzimet dypalëshe, për të ruajtur kredibilitetin e integrimit evropian.
 
Për ne, integrimi evropian nuk është vetëm  qëllim i politikës së jashtme, por  transformim i thellë i brendshëm. Qëndrimi ynë mbetet te reformat, rezultatet dhe përkushtimi i qartë ndaj vlerave evropiane,“ deklaroi Murtezani.
 
Nga ana e tij, ministri Byrne e përshëndeti përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu mbështetje të fuqishme për rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE. Gjithashtu theksoi se Irlanda ka përvojë pozitive nga anëtarësimi, e cila ka përforcuar kulturën, gjuhën dhe pozicionin e saj ndërkombëtar.
 
Për Irlandën, fakti që jemi ulur në tryezën e BE-së dhe jemi pjesë e vendimeve është e një rëndësi të madhe. Besoj se edhe Maqedonia e Veriut, si dhe të gjithë qytetarët tuaj dhe tanë, po ashtu si edhe të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian do të përfitojnë nga ky proces,“ theksoi Byrne.
 
Ministri Byrne njoftoi se Irlanda do të kryesojë presidencën  e Këshillit të Bashkimit Evropian në mes të vitit 2026, me theks të veçantë në zgjerimin si një prej prioriteteve të kryesimit të tyre.

Ministrat ranë dakord se është me rëndësi kyçe që qytetarët t’i njohin përfitimet dhe rezultatet konkrete nga procesi evropian, dhe se kjo kërkon angazhim të përbashkët, dialog të hapur dhe kushte të barabarta.
 
Në vazhdim fjalimi i plotë i Ministrit Murtezani:
 
Të nderuar përfaqësues të mediave!
 
Është nder për mua që sot jemi nikoqirë të homologut dhe mikut tim, ministrit për Çështje Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne
 
Takimi ynë i sotëm është vazhdim i natyrshëm i diksutimeve të cilat i zhvilluam para një muaji në Dublin – diskutime të udhëhequra në frymën e partneritetit, mirëkuptimit dhe vendosmërisë së fuqishme të përbashkët për një të ardhme të bashkuar evropiane.
 
Qëndrimet dhe porosit tona të përbashkëta mbeten të pandryshuara: Zgjerimi i Bashkimit Evropian është çështje e përbashkët e sigurisë, stabilitetit dhe vizionit. Nuk ekziston Evropë stabile pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nuk ekziston Uninon i vërtetë pa politike të bashkuar ndaj fqinjëve.
 
Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në këtë rrugë me reforma, rezultate konkrete dhe dialog të hapur. Besojmë se çdo vend kandidat duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave të veta, dhe jo të bëhet peng i çështjeve dypalëshe dhe bllokadave politike. Kjo është parakusht  për ruajtjen e kredibilitetit të idesë evropiane.
 
Irlanda në këtë drejtim ka rol shumë të rëndësishëm. Si anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 1973, ajo përfaqëson shembull të suksesshëm të shfrytëzimit të mundësive të cilat i sjell anëtarësimi– përmes investimeve, hapjes së ekonomisë dhe përforcimit të institucioneve. Megjithatë, për ne, më e rëndësishme është fakti që Irlanda është një nga zërat më të zëshëm dhe më të fuqishëm të arsyes dhe drejtësisë në kuadër të Bashkimit Evropian, kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit.
 
Ne e çmojmë mbështetjen Irlandeze – si zëshëm, ashtu edhe në mënyrë të qetë – në institucionet e BE-së. Kjo mbështetje nuk është deklarative, por konsistente dhe principiele.
 
Veçanërisht na gëzon fakti që Irlanda do të kryesojë presidencën e Këshillit të BE-së në vitin 2026, sepse besojmë se kjo do të jetë mundësi plotësuese për thellimin e perspektivës evropiane të rajonit.
 
I shpreh mirënjohje ministit Byrne për vizitën e tij dhe për dialogun konstruktiv, i cili është shprehje e përkushtimit të përbashkët për një Evropë të bashkuar, e cila është e fuqishme, më e drejtë dhe më e afërt ndaj qytetarëve.
 
 Ju Faleminderit!

Accessibility Menu