Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj

Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj
Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për prioritetet që lidhen me Agjendën e Reformave dhe obligimet nga agjenda evropiane.
 
Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e përshpejtuar të reformave dhe ofrimin e rezultateve konkrete, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.
 
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit, si dhe për nevojën e ruajtjes së momentit pozitiv të integrimit evropian në rajon.
 
Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se Ministria për Çështje Evropiane do të vazhdojë me koordinim të përforcuar dhe fokus në prioritetet reformuese, në drejtim të përparimit të procesit të anëtarësimit.

Accessibility Menu