Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Sali dhe Komisionerja Kos vizituan Konviktin Shtetëror Studentor "Stiv Naumov" – një investim në të rinjtë dhe të ardhmen evropiane të vendit

Ministri Sali dhe Komisionerja Kos vizituan Konviktin Shtetëror Studentor "Stiv Naumov" – një investim në të rinjtë dhe të ardhmen evropiane të vendit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vizituan sot Konviktin Shtetëror Studentor "Stiv Naumov", i cili po rindërtohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës u prezantua progresi i projektit, i cili synon të sigurojë kushte moderne për jetesë dhe studim për studentët, të përmirësojë efikasitetin energjetik dhe të kontribuojë në zhvillimin e një infrastrukture publike më të qëndrueshme.

Ministri Sali theksoi se ky projekt është një shembull konkret i mënyrës se si partneriteti me Bashkimin Evropian dhe zbatimi i reformave sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.

"Investimi në të rinjtë është investim në të ardhmen e vendit. Ky projekt dëshmon se reformat, të mbështetura nga Bashkimi Evropian, përkthehen në mundësi më të mira, standard më të lartë dhe kushte më cilësore për studentët tanë", deklaroi ministri Sali.

Ai nënvizoi se ky projekt është gjithashtu shembull i lidhjes ndërmjet reformave dhe investimeve, duke konfirmuar se procesi i integrimit evropian sjell rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët.

Vizita përfundoi me një bashkëbisedim me studentë dhe të rinj, gjatë së cilës u diskutua për mundësitë që ofron procesi i integrimit evropian, rëndësinë e reformave dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Accessibility Menu