Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Murtazani në sesionin përfundimtar të punëtorisë për komunikim dhe vizibilitet të reformave të mbështetura nga BE-ja

Ministria e çështjeve evropiane Ministria e çështjeve evropiane

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, iu drejtua sesionit përfundimtar të punëtorisë për komunikim dhe vizibilitet të reformave të mbështetura nga Bashkimi Evropian, e cila u mbajt më 27 mars në Shkup.

Në adresimin e tij, ministri falënderoi të pranishmit për përkushtimin dhe përfshirjen e tyre aktive, duke theksuar rëndësinë e komunikimit efektiv si mjet kyç në procesin e integrimit evropian. Ministri potencoi se Instrumenti i ri për reforma dhe rritje, si pjesë e Planit për Rritje për Ballkanin Perëndimor, paraqet mundësi të rëndësishme për avancimin e standardit jetësorë dhe hapjen e perspektivave të reja për qytetarët.

Theks i veçantë iu kushtua nevojës për koordinim të fuqishëm institucional dhe komunikim transparent, me qëllim që qytetarët t’i njohin përfitimet nga proceset reformuese.

Accessibility Menu