Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

BRIFINING ME GAZETARËT PËR AGJENDËN REFORMUESE

BRIFINING ME GAZETARËT PËR AGJENDËN REFORMUESE

I nderuar Kryeministër, të nderuar përfaqësues të mediave,

Takimi i sotëm paraqet edhe një mundësi tjetër për shkëmbim esencial të informatave dhe ideve – mundësi që të shihet progresi jo vetëm përmes raporteve formale, por përmes dialogut të hapur, kritik dhe profesional me ata të cilët e kanë privilegjin dhe përgjegjësinë ta informojnë opinionin publik, ndërsa këta jeni pikërisht ju – përfaqësues të mediave, të cilët sinqerisht besoj se jeni edhe partnerët tanë në këtë proces strategjik. Pjesëmarrja dhe interesi juaj paraqesin pjesë përbërëse procesit reformues: jo si vëzhgues pasivë, por si faktorë të pandashëm në ndërtimin e shoqëri së informuar dhe të përgjegjshme.

Ky format i brifingjeve tematike, të cilën e krijuam pothuajse një vit më parë, u tregua si instrument efikas për ndjekjen e kontinuitetit dhe konsekuencës në implementimin e Agjendës reformuese për periudhën 2024 - 2027. Në muajin tetor të vitit të kaluar u adresuam për miratimin e tij zyrtar; në muajin korrik të këtij viti i prezantuam rezultatet e para konkrete. Sot, sërish, kemi mundësinë ta avancojmë këtë traditë të transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa veçanërisht dua të theksoj se prania e Kryeministrit është dëshmi se ky proces nuk kufizohet në resorë individualë, por paraqet prioritet kulmintant shtetëror dhe pjesë integrale të politikave qeveritare.

Atë që do të dëshiroja për të theksuar sot përsëri është se rëndësia e reformave nuk kufizohet në përmbushjen formale të hapave dhe treguesve financiarë, por ajo matet përmes ndikimit të tyre mbi kapacitetin institucional dhe cilësinë e politikave publike. Esenca e çdo agjende reformuese qëndron në krijimin e institucioneve të cilat funksionojnë konform parimeve të transparencës, parashikueshmërisë dhe llogaridhënies; në ekonomi e cila është konkurruese dhe gjithëpërfshirëse; si dhe në sistem juridik i cili siguron barazi para ligjit dhe sundimit të së drejtës.

Më lejoni të ndalem shkurtimisht në faktet të cilët e ilustrojnë dinamikën e progresit të deritanishëm. Në muajin gusht të këtij viti, Komisioni Evropian miratoi lirimin e parë të mjeteve në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje. Dy hapa u vlerësuan si përmbushje e suksesshme, gjë që paraqet 40% realizim sipas numrit të hapave, respektivisht 50% sipas vlerës së tyre financiare. Përmes këtij vendimi siguruam prurje neto prej mbi 2,3 milionë euro mbështetje të pakthyeshme dhe rreth 5,7 milionë euro mjete për mbështetjen e projekteve investuese, të orientuara drejt zhvillimit ekonomik.

Më 15 korrik, përsëri, e dërguam kërkesën e dytë për lirimin e mjeteve, e cila përfshin 16 hapa në katër fusha prioritare siç janë: energjetika, digjitalizimi, mjedis i biznesit dhe sundimi i ligjit. Prej tyre, nëntë janë raportuar si të përmbushur plotësisht, gjashtë pjesërisht, ndërsa një hap nuk është përmbushur. Pesha e përgjithëshme financiare e këtyre masave kap vlerën mbi 70 milionë euro, dhe në muajt në vijim Komisioni Evropian do të japë vlerësimin e tij. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se pas këtyre shifrave fshihet një punë serioze institucionale, koordinim intensiv ndër-resorësh dhe vullnet i qartë politik për realizim.

Njëkohësisht, institucionet tanimë po punojnë në 29 hapa të rinj me afat përmbushjeje deri në fund të vitit 2025, në vlerë e cila tejkalon vlerën prej 134 milionë euro. Bëhet fjalë për spektër të gjerë reformash: nga menaxhimi i financave publike dhe transformimi i administratës publike, përmes tranzicionit energjetik dhe mbrojtjës së konsumatorëve të cenueshëm, deri te harmonizimi i legjislacionit gjyqësor me standardet evropiane. Me fjalë të tjera, po ndërtohet sistem i cili gradualisht po e përafron Maqedoninë e Veriut më afër modelit funksional të shteteve evropiane.

Natyrisht, ka fusha ku progresi është i pjesërishëm ose akoma nuk është arritur, dhe kjo është pjesë e çdo procesi reformues. Për këto hapa ekziston periudhë fleksibiliteti dhe kapacitet që ato të realizohen në kuadër të afateve të vendosura kohore. Pa dyshim, kuptohet se do të mundeshim të ecim më teknikisht në vetë fushat, por para kësaj dua të theksoj se këtë proces nuk e udhëheqim në mënyrë të izoluar. Ai është pasqyrim i përcaktimit tonë evropian, por edhe i partneritetit me Komisionin Evropian, i cili përmes dialogut, monitorimit dhe vlerësimeve na ndihmon të qëndrojmë në rrugën e duhur.

Prandaj, konsideroj se edhe ky brifing i sotëm është porosi se si Qeveri mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj agjendës evropiane, dhe se reformat nuk janë detyrim formal, por mjet esencial për transformim, dhe se dialogu me publikun dhe bashkëpunimi me mediat do të mbeten shtylla kryesore e qasjes sonë. Si përfundim, Ju shpreh falënderimet e mia edhe njëherë që jeni pjesë e këtij procesi, me sy kritik, me mirëkuptim dhe me dialog të hapur. Do të vazhdojmë të jemi të qasshëm, profesionalë dhe llogaridhënës, ndërsa tani, që të mos flas vetëm unë, do të jap hapësirë nëse keni pyetje më të detajuara që të mundemi t’i adresojmë bashkarisht me Kryeministrin dhe, kuptohet, me kolegët e mi nga Ministria për Çështje Evropiane.

Accessibility Menu