Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i 19-të i Komitetit për Stabilizim dhe Asociim në mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministria e çështjeve evropiane Ministria e çështjeve evropiane

Takimi i 19-të i Komitetit për Stabilizim dhe Asociim (KSA-së) në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut u zhvillua në Shkup më 10 shkurt të vitit 2026. Takimin e bashkë-kryesuan zv.ministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov, dhe Sigrid Bretell, udhëheqëse e Njësisë në GD ENEST për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Adrsime hyrëse kishin zv.Kryeministri  i parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, dhe Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në GD ENEST.”

Komiteti për Stabilizim dhe Asociim përshëndeti arritjet e rëndësishme  nga takimi i fundit i zhvilluar në vitin 2021 deri më tani, duke përfshirë mbylljen e procesit të skriningut dhe fillimin e hapjes së fazës së procesit të negociatave aderuese. Komiteti theksoi rëndësinë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të hapërojë në procesin aderues dhe t’i implementojë kushtet e përcaktuara në konluzionet e Këshillit Evropian të vitit 2022. Komiteti përshëndeti progresin në përmbushjen e elementeve për hapjen e klasterit “Vlerat Fundamentale”: Udhërrëfyesi për reformën e administratës publike dhe Udhërrëfyesi për sundimin e ligjit me Planin e veprimit shoqërues për mbrojtjen e të drejtave të personave të cilët i përkasin pakicave ose bashkësive, të cilët duhet të përgatiten dhe finalizohen përmes procesit gjithëpërfshirës.

Komiteti për Stabilizim dhe Asociim kreu inspektimin e gjendjes lidhur me kriteret politike dhe ekonomike, implementimin e Agjendës reformuese në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje dhe Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, si dhe harmonizimin me legjislacionin e BE-së. Komiteti theksoi rëndësinë e avancimit të reformave të BE-së, veçanërisht në fushën e vlerave themelore, rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2025 dhe konkluzionet nga nënkomitetet dhe Grupit special për reforma në administratën publike. Komiteti përshëndeti përkushtimin dhe progresin e Maqedonisë së Veriut në Agjendën reformuese dhe theksoi rëndësinë e adresimit të të gjitha hapave dhe, si prioritet të veçantë, atyre të cilëve u mbaron periudha e faljes (grejs periudha) në qershor të vitit 2026.

KSA-ja u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe faktorëve nacional të interesuar të punojnë së bashku në ruajten dhe përforcimin e dialogut politik dhe theksuan rëndësinë e adresimit të rekomandimeve të mbetura të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias lidhur me reformat zgjedhore. Komiteti inkurajoi që të vazhdohet me reformat në fushat kyçe siç janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe administratës publike. Komiteti për Stabilizim dhe Asociim theksoi përgatitjen e Kodit të ri Penal në pajtim me të drejtën e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Ai vërejti progresin e arritur në sektorë si digjitalizimi dhe tregoi sfidat në fushat e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes klimatike.

Komiteti për Stabilizim dhe Asociim përshëndeti harmonizimin permanent dhe të plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe sigurisë të BE-së. Gjithashtu përsëriti se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elementë thelbësorë të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit, dhe se marrëveshjet dypalëshe duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të gjitha palët.

Accessibility Menu