Institucion që bën reklamë: Ministria për Çështje Evropiane
Afati i fundit për aplikim: 18/11/2026
SHPALLJE PUBLIKE
Për punësimin e 10 (dhjetë) realizuesëve me kohë të caktuar për shkak të rritjes së përkohshme të vëllimit të punës në Ministrinë për Çështje Evropiane
Ministria për Çështje Evropiane, për shkak të rritjes së përkohshme të vëllimit të punës, publikon shpallje publike për angazhimin e 10 (dhjetë) personave me kohë të caktuar, për aq kohë sa zgjat nevoja e institucionit, por jo më gjatë se 1 (një) vit, për pozitat vijuese:
1. Bashkëpunëtor i lartë për mbështetjen e procesit të aderimit
Njësia për mbështetjen e procesit të aderimit, Sektori për planifikim strategjik dhe mbështetje të procesit të aderimit, me shifër të vendit të punës ADM0101V02000 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve VI B sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas SEKT-it ose shkalla VII/1 e përfunduar në fushën: Shkencat shoqërore – shkenca politike, drejtësi ose ekonomi dhe biznes.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Së paku 2 (dy) vjet përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel të mesëm
• Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështje nga fushëveprimi i vet.
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Vetëdija strategjike.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 37.060,00 deri në 38.627,00 denarë.
2. Bashkëpunëtor i ri për planifikim strategjik dhe monitorim të projekteve të BE-së
Njësia për planifikim strategjik, hartim të politikave, monitorim dhe zbatim teknik të projekteve të BE-së, Sektori për planifikim strategjik dhe mbështetje të procesit të aderimit, me shifër të vendit të punës ADM0101V04001 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve VI B sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas SEKT-it ose shkalla VII/1 e përfunduar në fushën: Shkencat shoqërore – drejtësi, shkenca politike ose ekonomi dhe biznes.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Me ose pa përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel të mesëm
• Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështje nga fushëveprimi i vet.
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Vetëdija strategjike.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 34.177,00 deri në 35.744,00 denarë.
3. Bashkëpunëtor për përkthimin e akteve juridike dhe dokumenteve të tjera për integrimin evropian
Njësia për përkthim dhe koordinimin e procesit të përkthimit, Sektori për mbështetjen e përgatitjes së versionit kombëtar të Acquis Communautaire (e drejta e Bashkimit Evropian), me shifër të vendit të punës ADM0101V03000 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve VI B sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas SEKT-it ose shkalla VII/1 e përfunduar në fushën: Shkencat humane – gjuhë dhe letërsi.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Së paku 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel të mesëm
• Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështje nga fushëveprimi i vet.
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Vetëdija strategjike.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 36.120,00 deri në 37.687,00 denarë.
4. Bashkëpunëtor për informimin e publikut
Njësia për marrëdhënie me publikun, Sektori për çështje organizative dhe marrëdhënie me publikun, me shifër të vendit të punës ADM0101V03000 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve VI B sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas SEKT-it ose shkalla VII/1 e përfunduar në fushën: Shkencat humane.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Së paku 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel të mesëm
• Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështje nga fushëveprimi i vet.
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Vetëdija strategjike.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 36.120,00 deri në 37.687,00 denarë.
5. Bashkëpunëtor i ri për informim
Njësia për marrëdhënie me publikun, Sektori për çështje organizative dhe marrëdhënie me publikun, me shifër të vendit të punës ADM0101V04001 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve VI B sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas SEKT-it ose shkalla VII/1 e përfunduar në fushën: Shkencat humane.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Me ose pa përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel të mesëm
• Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështje nga fushëveprimi i vet.
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Vetëdija strategjike.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 34.177,00 deri në 35.744,00 denarë.
6. Bashkëpunëtor i lartë për përkthim dhe lekturim
Njësia për përkthim dhe lekturim nga gjuha shqipe dhe gjuhë të tjera të huaja, Sektori për çështje organizative dhe marrëdhënie me publikun, me shifër të vendit të punës ADM0101V02000 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve VI B sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas SEKT-it ose shkalla VII/1 e përfunduar në fushën: Shkencat humane – gjuhë dhe letërsi.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Së paku 2 (dy) vjet përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel të mesëm
• Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështje nga fushëveprimi i vet.
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Vetëdija strategjike.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 37.060,00 deri në 38.627,00 denarë.
7. Referent i ri për mbështetje administrative
Njësia për mbështetje administrative dhe punë normative juridike, Sektori për punë të përgjithshme dhe juridike, me shifër të vendit të punës ADM0101G04001 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve profesionale V A ose niveli i kualifikimeve IV sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe 180 ose 240 kredi të fituara sipas ECVET-së ose sistemit maqedonas të kredive për arsimin profesional (МКСОО), ose së paku arsim i lartë jouniversitar ose arsim i mesëm.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Me ose pa përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel bazë
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 30.793,00 deri në 32.673,00 denarë.
8. Bashkëpunëtor operator në Helpdesk
Njësia për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e programeve softuerike, Sektori për teknologji informatike dhe të komunikimit, me shifër të vendit të punës ADM0101V03000 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve VI B sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas SEKT-it ose shkalla VII/1 e përfunduar në fushën: Shkencat natyrore dhe matematikore – shkenca kompjuterike dhe të informacionit.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Së paku 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel të mesëm
• Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështje nga fushëveprimi i vet.
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Vetëdija strategjike.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Kushte të tjera të posaçme
• Njohuri për sistemet operative, mjetet kompjuterike për punë në zyrë dhe rrjetet kompjuterike.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 36.120,00 deri në 37.687,00 denarë.
9. Bashkëpunëtor i ri për planifikim strategjik dhe zbatim teknik të projekteve të BE-së
Njësia për planifikim strategjik, hartim të politikave, monitorim dhe zbatim teknik të projekteve të BE-së, Sektori për planifikim strategjik dhe mbështetje të procesit të aderimit, me shifër të vendit të punës ADM0101V04002 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve VI B sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas SEKT-it ose shkalla VII/1 e përfunduar në fushën: Shkencat shoqërore – drejtësi, ekonomi dhe biznes ose shkenca politike.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Me ose pa përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel të mesëm
• Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështje nga fushëveprimi i vet.
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Vetëdija strategjike.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 34.177,00 deri në 35.744,00 denarë.
10. Referent i ri për evidencën e personelit
Njësia për punësim, avancim, përzgjedhje dhe vlerësim të nëpunësve administrativë, Sektori për menaxhimin e burimeve njerëzore, me shifër të vendit të punës ADM0101G04000 – 1 (një) realizues.
Kushte të posaçme
• Niveli i kualifikimeve profesionale V A ose niveli i kualifikimeve IV sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe 180 ose 240 kredi të fituara sipas ECVET-së ose sistemit maqedonas të kredive për arsimin profesional (МКСОО), ose së paku arsim i lartë jouniversitar ose arsim i mesëm.
• Njohje aktive e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Me ose pa përvojë pune në profesion.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivel bazë
• Të mësuarit dhe zhvillimi.
• Komunikimi.
• Arritja e rezultateve.
• Puna me të tjerët/puna ekipore.
• Orientimi ndaj klientëve/palëve të interesuara.
• Menaxhimi financiar.
Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Orari javor i punës: 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Paga neto: nga 30.793,00 deri në 32.673,00 denarë.
Kushtet e përgjithshme që duhet t’i plotësojnë të gjithë kandidatët
• Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
• Ta përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase.
• Të ketë mbushur moshën madhore.
• Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës.
• Me aktgjykim të formës së prerë të mos i jetë shqiptuar dënimi i ndalimit të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Dokumentacioni i detyrueshëm që dorëzohet bashkë me fletëparaqitjen
• Fletëparaqitje e nënshkruar me dorë për vendin e punës për të cilin aplikohet.
• Biografi e shkurtër (CV), në të cilën detyrimisht shënohen numri i telefonit për kontakt dhe adresa.
• Certifikatë shtetësie.
• Diplomë për nivelin e përfunduar të arsimit që kërkohet për vendin e punës.
• Dëshmi për njohjen e njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
• Dëshmi për njohjen e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
• Dëshmi për përvojën e nevojshme të punës.
• Vërtetim nga Regjistri Qendror se nuk është shqiptuar sanksion kundërvajtës i ndalimit të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
• Certifikatë mjekësore, jo më e vjetër se një vit, e lëshuar nga mjek specialist i mjekësisë së punës.
Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati
Dokumentacioni i nevojshëm, në origjinal ose në kopje të vërtetuar te noteri, duhet të dorëzohet në Arkivin e Ministrisë për Çështje Evropiane ose të dërgohet me postë në adresën: „Sheshi Presveta Bogorodica“ nr. 3, 1000 Shkup, me shënimin „Për shpalljen për punësim me kohë të caktuar“. Në zarf duhet të shënohet vendi i punës për të cilin aplikohet.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është 3 (tri) ditë pune, duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes në shtypin e përditshëm, përkatësisht më së voni deri më 18.11.2026, në orën 16:30. Fletëparaqitjet dhe dokumentacioni i dorëzuar pas afatit ose i paplotë nuk do të shqyrtohen.
Pas përzgjedhjes së kandidatëve të paraqitur për plotësimin e vendit të punës të lartpërmendur, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen më pas në intervistë në ambientet e Ministrisë për Çështje Evropiane.
Ministria për Çështje Evropiane do ta bëjë përzgjedhjen brenda afatit të përcaktuar në nenin 23, paragrafi 2 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës.