Institucion që bën reklamë: Ministria për Çështje Evropiane
Afati i fundit për aplikim: 02/12/2025
Në bazë të nenit 48 paragrafi 4 i Ligjit për Nëpunësit Administrativ (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16, 11/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut 275/19, 14/2020, 215/2021, 99/2022 dhe 208/2024“), ndërsa në lidhje me nenin 2 të Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes së brendshme (interne), mënyrën e parashtrimit të kërkesës për avancim, mënyrën e zbatimit të përzgjedhjes dhe intervistës administrative, si dhe mënyrën e nivelit të pikave dhe numrin maksimal të pikave nga procedura e përzgjedhjes, në varësi të kategorisë së vendit të punës për të cilin u publikua shpallja e brendshme (interne) (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 11/15, 35/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”nr. 303/20), Ministria për Çështje Evropiane shpall:
SHPALLJE TË BRENDSHME (INTERNE) NUMËR 02/2025
për avancimin e 2 (dy) nëpunësve administrativ
Shpallja e brendshme publikohet për avancimin e 2 (dy) nëpunësve administrativ në Ministrinë për Çështje Evropiane me përmbushjen e vendeve vijuese të punës:
1.ADM0101V01001- Këshilltar për shkencë, hulumtim, arsim dhe kulturë dhe politikë sociale – Njësia për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale, Sektori për integrim – 1 (një) realizues
Kushtet e veçanta:
A) Kualifikimet profesionale: niveli i kualifikimeve VI A sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 240 kredi të fituara sipas SETK-së ose të përfunduar shkallën VII/1;
- Arsimim: Shkenca Shoqërore
B) Përvojë pune: të paktën tre vite përvojë pune në profesion
C) Kompetencat e përgjithshme të punës në nivel të avancuar
- zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështjet nga fushëveprimi tij të tij/saj,
-Mësim dhe zhvillim
-Komunikim;
-Realizimi i rezultateve;
-Punë me të tjerët/punë ekipore;
-Ndërgjegje strategjike;
-Orientim drejt palëve/palë të interesuar
- Udhëheqje;
-Menaxhim financiar
Ç) Kompetencat të veçanta pune:
Njohuri aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian (gjuhë Angleze, Frënge dhe Gjermane)
Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë;
D) Kushte të tjera të veçanta:
- Njohja e obligimeve dhe reformave nga procesi i integrimit evropian në fushën e politikës sociale dhe punësimit,
- Njohja e strukturës institucionale të BE-së dhe kompetencat e saj lidhur me fushën e politikës sociale dhe punësimit,
- Njohja për kornizën ligjore dhe institucionale nacionale në fushën e politikës sociale dhe punësimit, dhe
- Njohja e praktikave dhe standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e politikës sociale dhe punësimit.
Orari i punës:
Orari javor i punës: nga dita e hënë deri të premten
Fillimi i orarit ditor të punës: nga 7:30 deri 8:30
Përfundimi i orarit ditor të punës; nga 15:30 deri 16:30
Orët javore të punës : 40 orë
Rroga neto në vlerë : 36.383,00denar
2.ADM0101V01001 - Këshilltar për menaxhimin me efektin e nëpunësve administrativë dhe sistemin informatik për menaxhimin me burime njerëzore – Njësia për punësim, avancim, seleksionim dhe vlerësim të nëpunësve administrativë, Sektori për menaxhimin me burime njerëzore – 1 (një) realizues
Kushtet e veçanta:
A) Kualifikimet profesionale: niveli i kualifikimeve VI A sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 240 kredi të fituara sipas SETK-së ose të përfunduar shkallën VII/1;
- Arsimim: Shkenca Shoqërore
B) Përvojë pune: të paktën tre vite përvojë pune në profesion
C) Kompetencat e përgjithshme të punës në nivel të avancuar
- zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështjet nga fushëveprimi tij të tij/saj,
-Mësim dhe zhvillim
-Komunikim;
-Realizimi i rezultateve;
-Punë me të tjerët/punë ekipore;
-Ndërgjegje strategjike;
-Orientim drejt palëve/palë të interesuar
- Udhëheqje;
-Menaxhim financiar
Ç) Kompetencat të veçanta pune:
Njohuri aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian (gjuhë Angleze, Frënge dhe Gjermane)
Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë;
Orari i punës:
Orari javor i punës: nga dita e hënë deri të premten
Fillimi i orarit ditor të punës: nga 7:30 deri 8:30
Përfundimi i orarit ditor të punës; nga 15:30 deri 16:30
Orët javore të punës : 40 orë
Rroga neto në vlerë : 36.383,00denar
Në shpalljen e brendshme (interne) mund të paraqitet nëpunësi administrativ i punësuar në Ministrinë për Çështje Evropiane, i cili i përmbush kushtet e veçanta për plotësimin e vendeve të punës të përcaktuara në shpallje, kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të nënshkruara me Ligjin për Nëpunësit Administrativ (të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë aktive ta përdorë - fletë gjuhën maqedonase, të jetë i moshës madhore, të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës) si dhe:
- Të jetë i vlerësuar me notë “A” ose “B” në vlerësimin e fundit në të cilin është vlerësuar,
- Të jetë ne vend të punës me nivel më të ulët ose të jetë në vendin e punës në kuadër të kategorisë së njëjtë të vendit të punës për çka është publikuar spallja e brendshëme,
- Të ketë kaluar të paktën dy vite në nivelin e njejtë të punës dhe
- Të mos i është shqiptuar masë disiplinore në vitin e fundit para publikimit të shpalljes së brendshëme.
Nëpunësi i interesuar administrativ, dorëzon fletëparaqitje të plotësuar për avancim përmes arkivit të Ministrisë për Çështje Evropiane deri tek Sektori për menaxhim me burime njerëzore dhe deri te adresa zyrtare elektronike e Sektorit për menaxhim me burime njerëzore hr@sep.gov.mk
Kandidatët me fletëparaqitjen mund t’i bashkëngjisin edhe dëshmit vijuese:
Vërtetime për trajnime të kryera me sukses
dhe/ose
-Vërtetime për mentorim të kryer me sukses
Mentorim (si mentor ose nëpunës administrativ i mentoruar)
Afati për dorëzimin e fletëparaqitjes me dëshmitë zgjat 5 (pesë) ditë nga dita e shpalljes në ueb faqen e Ministrisë për Çështje Evropiane dhe ueb faqen e Agjencisë për administratë.
Në fletëparaqitjen kandidatët janë të detyruar me përgjegjësi materiale dhe penale të që të konfirmojnë se të dhënat në fletëparaqitje janë të sakta, ndërsa dëshmitë e dorëzuar janë të besueshme me origjinalin.
SQARIM: Kandidati që vendos të dhëna të rreme në fletëparaqitje ose zbulohet se ka vendosur të dhëna të rreme, do të diskualifikohet nga procedurat e mëtejshme sipas kësaj shpallje.