Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Konkurs për dhënien e bursave për studime akademike universitare të ciklit të dytë "GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA" në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë vendit për vitin akademik 2018/2019

K O N K U R S

PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE UNIVERSITARE TË CIKLIT TË DYTË “GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA” JASHTË VENDIT NGA FUSHA DREJTËSISË, EKONOMISË DHE POLITIKAVE TË BE –SË PËR VITIN AKADEMIK 2018/2019

 

Sekretariati për Çështje Evropiane dhe edhe në vitin 2018 realizon aktivitetin: ndarjen e bursave për studime pasuniversitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë shtetit. Qëllimi për të siguruar këto mjete financiare është që të dërgohen kuadro për specializim në fushën e BE-së, është ndërtim dhe përforcim i aftësive profesionale të nëpunësve shtetërorë të cilët janë të angazhuar në procesin dhe përafrimin e vendit drejt BE –së.

 

Kush mund të aplikojë?

 

Konkursi është i hapur për nëpunësit shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Bursat “ Gabriela Konevska Trajkovska “ janë të destinuara për kandidatët të cilët janë të regjistruar në institucione arsimore të larta jashtë shtetit me program adekuat për studime akademike universitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë shtetit.

 

Ky konkurs ka të bëjë me studimet akademike universitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë vendit, me ç ‘rast përparësi do ju jepet kandidatëve:

 

·         të cilët nuk kanë siguruar mjete financiare për mbulimin e studimeve në fushat e lartpërmendura në baza të tjera, aplikimet e miratuara për regjistrim të jenë nga fakultete që kanë renditje më të lartë sipas listës së Shangait, kandidatët që posedojnë notë mesatare më të lartë në studime si dhe kandidatët që kanë përfunduar arsim universitar në universitet me renditje më të lart në përputhje me renditjet nacionale ose

 

·         të cilët nuk kanë siguruar mjete financiare për mbulimin e studimeve në fushat e përmendura nga ndonjë burim tjetër dhe janë regjistruar në studime deridiplomike në fushën e Bashkimit Evropian në Kolegjin e Evropës, Bryzh, Belgjikë apo Kolegjin e Evropës në Natolin Poloni, në përputhje me Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunimi mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe këtyre institucioneve të arsimit të lartë.

 

Kushtet për aplikim në përgjithësi janë specifikuar në shpalljen e publikuar.

Dorëzimi i aplikimit për bursë

 

 

KONKURS PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE UNIVERSITARE TË CIKLIT TË DYTË “GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA” JASHTË VENDIT NGA FUSHA DREJTËSISË, EKONOMISË DHE POLITIKAVE TË BE –SË PËR VITIN AKADEMIK 2018/2019

Конкурс објавен во Дневник

download

Образец за аплицирање

download

CV (EU format)

download

 

 

Konkursi për ndarjen e bursave “Gabriela Konevska Trajkovska” është publikuar me 23.03.2018 në dy gazetat ditore me tirazh më të lartë edhe atë gazeta “Nova Makedonija” dhe gazeta “KOHA” në faqen e internetit të Sekretariatit për Çështje Evropiane http://www.sep.gov.mk/sq/content/?id=2330#.W4BfYs4zaUk  pastaj në web faqen e Qendrës për trajnime të SÇE-së tc.sep.gov.mk si dhe në kanalin nacional televiziv.

Konkursi zgjat deri me 06.09.2018 deri në ora 23:59.

 

Në datë 30.08.2018 (e enjte) në ora 10:00, në hapësirat e SÇE-së rruga Kej Dimitar Vlahov nr.4, Shkup (ndërtesa e mëparshme e Bankës Komerciale) do të mbahet ditë informative, ku do të mund të merren informacione më të hollësishme lidhur me bursat.

 

Gjatë kohëzgjatjes së konkursit kandidatët e interesuar mund të paraqiten për këtë bursë me dorëzimin e dokumentacionit në mënyrë elektronike në e-mail adresën: stipendii@sep.gov.mk , ose përmes postës në adresën në vijim:

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Sekretariati për Çështje Evropiane

(shpallje për ndarje të bursës “Gabriela Konevska Trajkovska”)

Kej Dimitar Vllahov nr.4 1000 Shkup

 

ose ti dorëzohojnë personalisht me zarf të mbyllur në arkivin e Sekretariatit për Çështje Evropiane Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

 

Çka më tej?

 

Përzgjedhjen e aplikacioneve të arritura e kryen Komisioni përkatës i formuar. Pas përzgjedhjes së parë, kandidatët që plotësojnë kushtet administrative do të thirren në intervistë. Pas rangimit të kandidatëve, bëhet zgjedhja.

Për zgjedhjen përfundimtare të kandidatëve do të informohen të gjithë kandidatët të cilët janë paraqitur në konkurs, në afat prej 8 ditësh nga dita e zgjedhjes përfundimtare.

 

Fituesit e ardhshëm të bursës

 

Dhënësi i bursës merr përsipër ti mbuloj shpenzimet në shumën prej 20.000,00 euro. Kostot të cilat e tejkalojnë shumën e specifikuar do të jetë në barrë të përdoruesit të bursës. Mjetet janë alokuar për sigurimin e pagesave për shkollim, strehim, ushqim, dhe shpenzimet e udhëtimit deri në destinacionin e studimit dhe prapa.

 

Kandidatët e zgjedhur nënshkruajnë marrëveshje me Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kandidatët e zgjedhur janë të obliguar të punojnë në organet e administratës shtetërore në periudhë prej 3 vitesh pas kryerjes së studimeve akademike universitare të ciklit të dytë.

Accessibility Menu