Qëllimi kryesor i programit Kultura 2007-2013, është formimi i një fushe ose unioni të përbashkët kulturor që do të arrihej nëpërmjet të bashkëpunimit kulturor në Evropë. Qëllime konkrete te këtij programi janë:
- Promovim i mobilitetit transnacional i të gjithë atyre që punojnë në sektorin e kulturës në zonën e Unionit Evropian,
- Inkurajim për ngritjen, zhvillimin, përhapjen dhe kultivimin e veprave artistike dhe prodhimeve te kulturës në mbare zonën e UE.
- Inkurajim i dialogut ndërkulturor / interkulturor
Institucioni nacional/shtetëror i partneritetit, është përgjegjës implementimin dhe koordinimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me Programin e Ministrisë për Kulturë.
Me datë 31 janar 2008, në Bruksel u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim për programin e Kulturës, me ç’rast u eliminuan të gjitha pengesat për pjesëmarrje të barabartë të Republikës së Maqedonisë në këtë program.