Programi “Europa për qytetarë”, synon t’i sigurojë Unionit Instrumente për promovimin e shtetësisë aktive evropiane, si dhe inkurajim për bashkëpunim efikas ndërmjet qytetarëve dhe organizatave të tyre nga të gjitha vendet. Një këmbim i këtillë interkulturor do të kontribuojë drejtë përmirësimit dhe ngritjes së diturive si vlera të përbashkëta nga sfera e historisë, kulturës dhe gjuhëve të popujve evropianë.
Qëllimet themelore të programit janë:
- Dhënia e mundësisë qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe marrin pjesë në krijimin e Evropës së bashkuar;
- Krijimin e identitetit Evropian që do të bazohet në vlerat e njohura të përbashkëta, i.e. kulturën dhe historinë Evropiane;
- Përforcimin e mirëkuptimit ndërmjet popujve dhe qytetarëve Evropian;
Është parashikuar që këto qëllime të realizohen nëpërmjet të aksioneve që vijojnë:
- Qytetarë aktivë për Europën (Active citizens for Europe)
- Shoqëri aktive qytetare për Europën ( Active civil society for Europe)
- Së bashku për Europën (Together for Europe)
Institucioni nacional i partneritetit, përgjigjet për implementimin dhe koordinimin e aktiviteteve në fjalë që janë të lidhura ngushtë me Programin e Ministrisë për arsim dhe shkencë të Republikës së Maqedonisë.