Ministria e Çështjeve Evropiane informon se thirrja e parë për propozime projektesh në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 3 Kosovë – Maqedonia e Veriut 2021-2027 është në proces, me një buxhet të disponueshëm prej 3,240,000 (EUR). Është e hapur nga 11 tetori 2024 dhe aplikantët nga të dy vendet do të kenë mundësinë të paraqesin propozimet e tyre të përbashkëta të projekteve deri më 9 dhjetor 2024.
Thirrja është e hapur për prioritetet tematike të mëposhtme të programit:
- Prioriteti Tematik 2 - Mbrojtja e Mjedisit, Përshtatja dhe Zbutja ndaj Ndryshimeve Klimatike, Parandalimi dhe Menaxhimi i Rrezikut;
- Prioriteti Tematik 8 - Konkurrueshmëria, Mjedisi i Biznesit dhe Zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Tregtia dhe Investimet;
Të gjitha detajet shtesë mund të gjenden në faqen zyrtare të Komisionit Evropian:
https://ec.europa.eu/international-partnerships/funding/looking-for-funding_en
https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/home
dhe në faqen zyrtare të programit:
http://www.cbc-kosovo-northmacedonia.eu/
Do të ketë dy seanca informuese për këtë thirrje për propozime, në datat e mëposhtme:
- 12 nëntor 2024 nga ora 11:00 - Komuna e Ferizajt, Kosovë;
- 14 nëntor 2024 nga ora 11:00 - Komuna e Çairit / Shkup, Maqedonia e Veriut.