Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Thirrje për shprehje interesi për përfshirje në Këshillin Rinor EUSAIR

Ministria e çështjeve evropiane Ministria e çështjeve evropiane

Pas rezolutës së Këshillit Evropian "Strategjia e BE-së për të Rinjtë 2019-2027" dhe "Manifestos së të Rinjve nga të rinjtë në formësimin e politikës së bashkëpunimit evropian", si dhe nevojës së identifikuar për përfshirje më aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR), vendet pjesëmarrëse në EUSAIR, në kuadër të Presidencës Shqiptare të Strategjisë, vendosën të krijojnë një Këshill Rinor EUSAIR. E njëjta gjë u konfirmua edhe me miratimin e Deklaratës së Tiranës në maj 2022.

Qëllimi i Këshillit është të integrojë pikëpamjet e të rinjve në EUSAIR, duke siguruar që e ardhmja e rajonit tonë pasqyron aspiratat dhe nevojat e një brezi të ri.

Këshilli Rinor EUSAIR do të përbëhet nga të rinj të moshës 18 deri në 29 vjeç dhe do të shërbejë si një organ këshillimor i pavarur, duke sjellë ide të freskëta dhe inovative direkt në strukturat qeverisëse të EUSAIR.

Prandaj, kemi kënaqësinë të njoftojmë hapjen e thirrjes për shprehje interesi për përfshirje në Këshillin Rinor dhe të ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar nga Maqedonia e Veriut që janë të motivuar për të nxitur ndryshime dhe për të prezantuar zgjidhje inovative për sfidat me të cilat përballet rajoni Adriatiko-Jonian të aplikojnë.

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 27 maj 2024, ora 17:00 (CET).

Detajet e thirrjes, si dhe vetë aplikimi, janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm: https://www.adriatic-ionian.eu/youth-in-eusair/call-for-application-eyc/ 

Accessibility Menu