Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Thirrje e hapur për propozime projektesh Nr. EuropeAid/180814/DD/ACT/MK "Monitorimi, restaurimi dhe menaxhimi i burimeve natyrore në Prespë" në kuadër të programit "BE për Prespën" (EU4Prespa)

Ministria e çështjeve evropiane Ministria e çështjeve evropiane

Thirrja për propozime me titull “Monitorimi, restaurimi dhe menaxhimi i burimeve natyrore në Prespë” Nr. EuropeAid/180814/DD/ACT/MK, e programuar në kuadër të Programit Vjetor të Veprimit IPA III 2021/Veprimi 05/“BE për Prespën”, u publikua më 14 Mars 2024 dhe është e hapur për dorëzimin e propozimeve të projekteve.

Veprimi i përgjithshëm “BE për Prespën” në Maqedoninë e Veriut do të mbështesë zbatimin e Axhendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor në zonën ndërkufitare të Liqenit të Prespës, duke u përqendruar në shtyllat e biodiversitetit, një mjedisi jo-toksik dhe gjelbërimin e bujqësisë dhe bizneseve lokale.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje të hapur për propozime është përmirësimi i menaxhimit të burimeve natyrore në rajonin e Prespës, ndërsa objektivi/objektivat specifikë të thirrjes janë përmirësimi i përpjekjeve për kërkim, edukim dhe ruajtje në lidhje me mjedisin në rajonin e Prespës.

Afati i fundit për dorëzimin e koncepteve për propozimet e projekteve është 30 Prill 2024, deri në orën 16:00.

Thirrja së bashku me të gjitha dokumentet që aplikantët potencialë të projekteve duhet të konsultojnë janë publikuar në linkun e mëposhtëm: EU Funding & Tenders Portal (europa.eu).. Midis tyre, dokumenti qendror është dokumenti i titulluar Udhëzime për aplikantët, i cili përmban të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me thirrjen dhe mënyrën e dorëzimit të një propozimi projekti.

Ndër të tjera, thirrja përmban një ftesë nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të gjitha organizatat e interesuara për të marrë pjesë në sesionin informues që do të mbahet të martën, më 19 mars 2024, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Komunës së Resnjës.

Qëllimi i këtij sesioni informues është t'u mundësojë aplikantëve potencialë të diskutojnë kushtet sipas kësaj thirrjeje, si dhe të bëjnë pyetje në lidhje me rregullat dhe procedurat.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në sesionin informues kërkohen të shkarkojnë dhe lexojnë Udhëzimet për Aplikantët dhe të gjitha dokumentet përkatëse në lidhje me thirrjen të disponueshme në EU Funding & Tenders Portal (europa.eu). dhe të përgatisin pyetje dhe pika që i konsiderojnë të paqarta, paraprakisht, para sesionit.

Accessibility Menu