Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

THIRRJE PUBLIKE: Fuqizimi i përfshirjes publike dhe komunikimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE

 

UNOPS, përmes projektit Mbështetje për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut shpall
 

THIRRJE PUBLIKE:

Fuqizimi i përfshirjes publike dhe komunikimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Me mbështetje të Qeverisë së Suedisë, bashkëfinancim nga Zvicra dhe Ministria për Çështje Evropiane, kjo Thirrje Publike synon të fuqizojë përfshirjen publike dhe komunikimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Thirrja do të mbështesë aktivitetet e Kuvendit, shoqërisë civile, mediave dhe të rinjve në përfshirjen e tyre aktive në procesin e anëtarësimit në BE, me qëllim rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe pjesëmarrjes në mbikëqyrjen e reformave të lidhura me BE-në.

Çdo grant/mbështetje do të zgjasë maksimum 12 muaj dhe do të mbështesë iniciativa që:

     fuqizojnë përfshirjen e Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE;

     ndërtojnë kapacitetet e mediave dhe gazetarëve për raportim efektiv mbi Integrimin Evropian;

     përmirësojnë rolin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit; dhe

     rrisin pjesëmarrjen dhe edukimin e të rinjve për çështje të lidhura me BE-në.

Thirrja publike realizohet përmes një procesi transparent dhe konkurrues, ndërsa përzgjedhja e aplikuesve do të bëhet mbi bazën e vlerësimit dhe rangimit së propozimeve të dorëzuara. Më shumë informacion mbi procesin dhe kriteret e përzgjedhjes mund të gjenden në përshkrimin e thirrjes publike.

Për të ofruar më shumë informacione dhe detaje mbi thirrjen publike – përfshirë mënyrën e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes dhe shpenzimet e lejuara – projekti do të organizojë tre sesione informuese online sipas këtij (propozim) orari:

-       E mërkurë, 17 shtator 2025, duke filluar nga ora 11:00 (Maqedonia e Veriut – CET)

-   E mërkurë, 24 shtator 2025, duke filluar nga ora 11:00 (Maqedonia e Veriut – CET)

-      E martë, 7 tetor 2025, duke filluar nga ora 11:00 (Maqedonia e Veriut – CET)

Aplikuesit e interesuar inkurajohen të marrin pjesë në njërën nga tre sesionet informuese online të lidhura me këtë Thirrje Publike. Pjesëmarrja kërkon regjistrim paraprak përmes këtij Formulari për regjistrim. Pas përfundimit të regjistrimit, aplikuesit do të marrin linkun për qasje në sesionin e përzgjedhur.

Si të aplikoni:

     Shkarkoni format e aplikimit dhe anekset nga paketa e Thirrjes Publike.

     Dorëzoni propozimet (teknike dhe financiare) në gjuhën angleze me email në: rsoc.applications@unops.org

     Kërkesat për sqarim dërgohen në: rsoc.cfp.clarifications@unops.org (më së voni deri më 10 tetor 2025).

Afati i fundit për aplikime është 27 tetor 2025.

 

PYETJE DHE PËRGJIGJE Ky dokument përfaqëson një përmbledhje të pyetjeve të parashtruara përmes e-mailit
(rsoc.cfp.clarifications@unops.org) brenda afatit të përcaktuar në Thirrje, si dhe gjatë tre sesioneve informative të organizuara në lidhje me Thirrjen publike.  

 

Dokumente:

Accessibility Menu