Sekretariati për Çështjet Evropiane njofton hapjen e thirrjes së 5-të tematike për financimin e projekteve në kuadër të Programit Intereg Euro-MED.
Thirrja e 5-të tematike do të jetë e hapur nga 18 qershori deri më 26 shtator të këtij viti. Synon të mbështesë projektet në të gjitha misionet operative të Programit dhe duhet të kontribuojë në arritjen e prioriteteve dhe objektivave specifike të mëposhtme:
Misioni 1: Forcimi i një ekonomie të qëndrueshme inovative
Aksi Prioritar 1: Mbështetja e një Rajoni Mesdhetar të Mençur
- Objektivi specifik 1.1: Konsolidimi/forcimi i një mjedisi konkurrues dhe inovativ
Aksi Prioritar 2: Mbështetja e një rajoni mesdhetar më të gjelbër dhe më rezistent ndaj klimës
- Objektivi specifik 2.6: Mbështetja e zhvillimit të një ekonomie rrethore
Misioni 2: Mbrojtja, restaurimi dhe përmirësimi i mjedisit dhe trashëgimisë natyrore
Aksi Prioritar 2: Mbështetja e një rajoni mesdhetar më të gjelbër dhe më rezistent ndaj klimës
- Objektivi specifik 2.4: Promovimi i aktiviteteve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e rreziqeve
- Objektivi specifik 2.7: Përmirësimi i natyrës dhe biodiversitetit
Misioni 3: Promovimi i një mjedisi të gjelbër
Aksi Prioritar 2: Mbështetja e një rajoni mesdhetar më të gjelbër dhe më rezistent ndaj klimës
- Objektivi specifik 2.4: Promovimi i aktiviteteve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e rreziqeve
Misioni 4: Forcimi i turizmit të qëndrueshëm
Aksi Prioritar 1: Mbështetja e një Rajoni Mesdhetar të Mençur
- Objektivi specifik 1.1: Konsolidimi/forcimi i një mjedisi konkurrues dhe inovativ
Aksi Prioritar 2: Mbështetja e një rajoni mesdhetar më të gjelbër dhe më rezistent ndaj klimës
- Objektivi specifik 2.4: Promovimi i aktiviteteve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e rreziqeve
- Objektivi specifik 2.6: Mbështetja e zhvillimit të një ekonomie rrethore
- Objektivi specifik 2.7: Përmirësimi i natyrës dhe biodiversitetit
Thirrja është e destinuar për llojet e mëposhtme të projekteve tematike:
- projekte strategjike territoriale – të cilat synojnë t’u përgjigjen nevojave dhe sfidave të përbashkëta të një tipologjie specifike dhe të identifikuar të territorit, brenda një teme strategjike për këtë territor.
Buxheti i BE-së për këtë thirrje është rreth 35 milionë euro, të cilat do të financojnë 80% të kostove të pranueshme të projekteve të miratuara. Kostot e mbetura (20%), të cilat nuk mbulohen nga fondet e BE-së, duhet të sigurohen nga burime kombëtare bashkëfinancimi (publike ose private).
Përfituesit potencialë të fondeve nga thirrja, varësisht nga misioni i Programit në të cilin përqendrohet projekti, janë:
- institucionet publike në nivel lokal, rajonal dhe qendror,
- institucionet e arsimit të lartë dhe qendrat për arsim dhe kërkim,
- organizatat ndërkombëtare të rregulluara nga legjislacioni kombëtar,
- organizatat dhe shoqatat joqeveritare,
- dhomat e tregtisë,
- ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, etj.
Në lidhje me këtë thirrje, Sekretariati për Çështje Evropiane njofton mbajtjen e një Dite Informative, për të cilën do të publikohen informacione shtesë.
Informacion i detajuar rreth thirrjes mund të gjendet në faqen e internetit të programit Interreg Euro-MED, në linkun e mëposhtëm: https://interreg-euro-med.eu/en/call-5-strategic-territorial-projects/
Personi i kontaktit në lidhje me këtë Program është Ivan Despotovski, adresa e email-it: ivan.despotovski@sep.gov.mk.