Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

IPA II CBC Maqedonia e Veriut - Shqipëri

Thirrja për projekte përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA është e hapur.

 

Thirrja e tretë për projekte përmes programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për periudhën 2014-2020 është e hapur.

 

Rajonet e përfshira në Program janë:

 

  • Në Republikën e Maqedonisë së Veriut: rajonet e Pelagonisë, Pollogut, Jugperëndimit
  • Në Republikën e Shqipërisë: qarqet e Dibrës, Elbasanit, Korçës

 

Aplikantët potencialë inkurajohen të dorëzojnë aplikimet e tyre për Programin në mënyrë elektronike. Dorëzimi online nëpërmjet PROSPECT është i detyrueshëm për këtë thirrje për propozime deri më 15/02/2021. Thirrja do të jetë e hapur për prioritetet tematike të mëposhtme për Programin:

 

  • Prioriteti 1: Promovimi i turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore
  • Prioriteti 2: Forcimi i konkurrueshmërisë, biznesit, tregtisë dhe investimeve
  • Prioriteti 3: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe migrimit, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve.

 

Shuma e ndarë për thirrjen e tretë për projekte është 4,930,000.00 euro, financim nga BE-ja.

 

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe SPT i Strugës do të organizojnë 4 seanca informuese përmes ZOOM, me qëllim që të ofrojnë informacion dhe këshilla të hollësishme mbi përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve.

 

Më shumë informacion është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:

https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/

 

Lidhja e mëposhtme përmban pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me thirrjen e tretë për propozime projektesh në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014 - 2020:


webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm

 

Thirrje/konkurs për studentët për përzgjedhjen e aplikimeve për përgatitjen e punimeve kërkimore për zbatimin e projekteve të financuara nga Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Maqedonia e Veriut-Shqipëri IPA I (2007-2013) dhe IPA II (2014-2020)

 

Ministria e Vetëqeverisjes Vendore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë, si Struktura Operative të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014-2020, në kuadër të këtij programi, më 12 mars 2021, shpallën një konkurs për studentët për përzgjedhjen e aplikimeve për përgatitjen e punimeve kërkimore për zbatimin e projekteve të financuara nga Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Maqedonia e Veriut - Shqipëria IPA I (2007 - 2013) dhe IPA II (2014-2020).

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është mesnata e orës së Evropës Qendrore, më 1 maj 2021.

 

Lidhje:

https://ipacbc-mk-al.net/media/news/eu-funded-cross-border-cooperation-research-papers-for-the-projects-implemente d-under-ipa-2007-2013-and-ipa-2014-2020-cross-border-cooperation-programme-mes-veror-macedonia-and-albania.html

https://ipacbc-mk-al.net/mk/%D0%BC%D0%B5%D0%B4%D0%B8%D0%B8/%D0%B2%D0%B5%D1%81%D1%82%D0%B8/eu-funded-cross-border-cooperation-research-papers-for-the-projects-implemented-under-ipa-2007-2013-and-ipa-2014-2020-cross-border-cooperation-programme-between-north-macedonia-and-albania-mk.html

https://ipacbc-mk-al.net/sq/media-sq/news/eu-funded-cross-border-cooperation-research-papers-for-the-projects-implement ed-under-ipa-2007-2013-and-ipa-2014-2020-cross-border-cooperation-programme-mes-veror-macedonia-and-albania-al.html

Accessibility Menu