Sekretariati për Çështjet Evropiane i dorëzoi Raportin Vjetor mbi Zbatimin e Ndihmës IPA II për vitin 2020 Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian, Autoritetit të Auditimit për Monitorimin e IPA-s dhe Ministrisë së Financave. Raporti u përgatit nga Sekretariati i NIPAC në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar të Autorizimit (NAO), Strukturën e Menaxhimit, Departamentin Qendror të Financimit dhe Kontraktimit (CFCD), si dhe Koordinatorët IPA nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Transportit dhe Komunikacionit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Zyra e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës dhe Ministria e Financave. Ai dorëzohet çdo vit dhe përfaqëson një dokument të rëndësishëm për monitorimin e zbatimit të asistencës IPA II, si dhe statusin e zbatimit të programeve nën menaxhim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në një total prej 11 sektorësh të identifikuar.Dokumenti i bashkëngjitur është një përmbledhje me një pasqyrë të përgjithshme të objektivave të Dokumentit Strategjik Indikativ të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një pasqyrë të shkurtër të sfidave të sektorëve: reforma e administratës publike, menaxhimi i financave publike, drejtësia, punët e brendshme, mjedisi dhe ndryshimet klimatike, transporti, konkurrueshmëria dhe inovacioni, bujqësia dhe zhvillimi rural, arsimi, punësimi dhe politikat sociale, zhvillimi lokal dhe rajonal dhe integrimi i romëve.