Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Peshkim

Kapitulli 3.13 Peshkimi rregullon fushën e peshkimit, por për shkak të faktit se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk del në det, një pjesë e madhe e legjislacionit evropian nuk është e zbatueshme. Legjislacioni i peshkimit përbëhet nga rregullore, zbatimi i të cilave do të përgatisë administratën dhe operatorët për pjesëmarrje në politikën e përbashkët të peshkimit, e cila përfshin politikën e tregut, menaxhimin e burimeve dhe të flotës, inspektimin dhe kontrollin, aktivitetet strukturore dhe kontrollin e ndihmës shtetërore. Përshtatja me Politikën e Përbashkët të Peshkimit të Bashkimit Evropian përfshin zbatimin e masave të ndryshme teknike dhe krijimin e një sistemi të përshtatshëm për inspektim, mbikëqyrje dhe kontroll, një sistemi për menaxhimin e peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar, si dhe mekanizmave për bashkëfinancim.

 

Qëllimi është të sigurohet kontroll dhe qëndrueshmëri më e madhe e burimeve të peshkut dhe ujit, vendosje më e lehtë në tregun evropian, përdorim i fondeve nga Fondi Detar Evropian dhe Fondi i Peshkimit nga peshkatarët dhe përpunuesit e peshkut, si dhe mbrojtja e specieve të rrezikuara të peshkut.

Accessibility Menu