Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Politika sociale dhe punësimi

Kapitulli 3.19 Politika sociale dhe punësimi mbulon fushat e mëposhtme: e drejta e punës, siguria dhe shëndeti në punë, dialogu social, politika e punësimit dhe Fondi Social Evropian, mbrojtja sociale dhe përfshirja sociale, antidiskriminimi dhe mundësitë e barabarta. Politika e punësimit përfshin objektivat strategjike të BE-së që synojnë sigurimin e punësimit të plotë, kushteve të mira të punës, produktivitetit të lartë dhe kohezionit social në përputhje me politikën e "sigurisë fleksibile", e cila kombinon fleksibilitetin dhe sigurinë në tregun e punës. Legjislacioni i BE-së në këtë kapitull përfshin standardet minimale në fushën e së drejtës së punës, trajtimin e barabartë të burrave dhe grave në lidhje me punësimin dhe sigurimet shoqërore, si dhe shëndetin dhe sigurinë në punë.

 

Përveç kësaj, janë vendosur rregulla të posaçme detyruese për të siguruar mbrojtje nga diskriminimi bazuar në gjini, racë, etni, aftësi të kufizuara, orientim seksual, moshë, fe ose besim.

Accessibility Menu