Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Liria e lëvizjes në vendin e punës

Kapitulli 3.02 Lëvizja e lirë në vendin e punës përbëhet nga fushat e mëposhtme: parimet e përgjithshme të tregut të punës, EURES, koordinimi i sistemeve të sigurimeve shoqërore dhe Karta Evropiane e Shëndetit.

 

Legjislacioni evropian në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve përbëhet nga rregulla që sigurojnë të drejtën e qytetarëve të BE-së për të punuar në vendet e tjera anëtare, për të banuar atje për këtë qëllim dhe së bashku me anëtarët e familjes së tyre të gëzojnë të njëjtat të drejta si qytetarët e atij vendi anëtar, në lidhje me kushtet e punës dhe përfitimet sociale dhe tatimore. Zbatimi i ligjit të BE-së nga ky kapitull do të zbatohet pas pranimit të Maqedonisë së Veriut në Union, në lidhje me aksesin në tregun e punës dhe rregulloret dhe direktivat e BE-së për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. E drejta për lëvizje të lirë të punëtorëve në nivel jo-BE është plotësuese/plotësohet me sistemin për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore, d.m.th. të drejtën e punëtorëve migrantë dhe atyre që varen drejtpërdrejt prej tyre, për të marrë, grumbulluar dhe transferuar të drejta nga sigurimet shoqërore, si dhe për të qenë në gjendje t'i paguajnë ato.

Accessibility Menu