Kapitulli 3.06 Ligji mbi shoqëritë tregtare mbulon fushat e ligjit mbi shoqëritë tregtare dhe kontabilitetin e auditimin. Objektivat e BE-së në fushën e shoqërive tregtare përfshijnë sigurimin e mbrojtjes së barabartë për aksionarët dhe palët e tjera të interesuara, sigurimin e lirisë për të themeluar shoqëri brenda kornizës së BE-së, inkurajimin e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së biznesit, promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar të shoqërive, stimulimin e modernizimit të Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe qeverisjen korporative.