Kapitulli 3.08 Politika e konkurrencës dhe rregullat e përgjithshme të Bashkimit Evropian që u mundësojnë kompanive të konkurrojnë në kushte të barabarta në tregjet e të gjitha vendeve anëtare. Konkurrenca e lirë është një element kyç i një ekonomie të tregut të hapur. Gi stimulon performancën ekonomike dhe u ofron konsumatorëve një zgjedhje më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve me cilësi më të lartë, si dhe çmime më konkurruese. Politika e konkurrencës përbëhet nga tre fusha: antitrust, ndihma shtetërore dhe liberalizimi. Me rregullat për antitrustin, Bashkimi ndalon marrëveshjet midis dy ose më shumë subjekteve në treg për aq sa ato kufizojnë konkurrencën (kartelet), abuzimin me një pozicion dominues dhe bashkimet ose blerjet që e zvogëlojnë ndjeshëm konkurrencën në tregun e vetëm. Ndihma shtetërore është gjithashtu e ndaluar sipas këtyre rregullave, siç janë subvencionet ose çdo ndihmë tjetër e ofruar nga vendet anëtare që shtrembëron konkurrencën, me përjashtime të caktuara kur një ndihmë e tillë mund të justifikohet nëse i sjell dobi interesit publik. Liberalizimi i referohet kapërcimit të monopoleve shtetërore në sektorë të caktuar kritikë si: energjia, telekomunikacioni, transporti, uji dhe sektori i panaireve.