Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Statistikat

Kapitulli 3.18 Statistikat mbulojnë fushat e mëposhtme: infrastrukturën statistikore, klasifikimet dhe regjistrat dhe statistikat sipas sektorëve. Aktivitetet në këtë kapitull i mundësojnë Sistemit Kombëtar Statistikor të përmbushë në mënyrë adekuate kërkesat e ligjit të BE-së në statistikë. Rregullat dhe politikat e BE-së në këtë fushë synojnë të ofrojnë të dhëna statistikore me cilësi të lartë në përputhje me rregulloret e BE-së dhe rekomandimet ndërkombëtare. Sistemi Statistikor Evropian është një partneritet midis sistemeve statistikore të shteteve anëtare të BE-së, Byrosë Statistikore të Bashkimit Evropian (EVROSTAT), sistemeve statistikore të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Sistemi Statistikor Evropian gjithashtu koordinon punën e tij me vendet kandidate dhe në nivel evropian me aktivitete të tjera shërbimi, agjenci të Komisionit, Bankën Evropiane dhe organizata ndërkombëtare si OECD, ON, FMN dhe Banka Botërore.

Accessibility Menu