Lajme
29.3.2016 15:11
Sekretariati për Çështje Evropiane sot, realizoi takimin e dytë në nivel të komitetit Nacional për investime (NIC). Takimi u udhëheq nga Sekretarja Shtetërore Ana Blazheska dhe në të njëjtën pjesëmarrës ishin përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropiane, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, partnerë bilateral dhe komuniteti i donatorëve në mision të përhershëm në Republikën e Maqedonisë.
Nga ana e Ministrisë për Transport dhe Lidhje u paraqit grant propozim projekti në kuadër të thirrjes së dytë për grante Investuese mes kornizës Investuese për vendet e Ballkanit Perëndimor 2016 (WBIF 2016), ndertin i binarëve hekurudhor Korridori 8 faza 2, (punët ndërtimore për seksionin Bellakocë- Kriva Pallankë (34km). Propozim projekti është lista e vetme të prioriteteve të projekteve në Republikën e Maqedonisë e cila përbëhet nga gjithsej 120 projekte infrastrukturore.
Komitetit Nacional për investime (NIK) është trup këshillues e cila në mënyrë transparente diskuton për projekte infrastrukturore strategjike, me qëllim që mes këmbimit të mendimeve nga ekspertët, me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe institucioneve ndërkombëtare të arrihet koordinim më i madh në çdo anë të cilët janë të interesuar për financimin e projekteve investuese në sektorin e transportit, energjetikës, sociales dhe mjedisit jetësor.