Lajme
25.3.2016 16:51
Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane z-nja Ana Blazheska ishte pjesëmarrëse e takimit të dytë koordinativ të donatorëve për vendet e Ballkanit Perëndimor e cila u realizua në Sarajevë.
Në takim pjesëmarrës ishin donatorët kryesor të cilët janë aktiv në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare dhe qeveri të rajonit.
Ky takim koordinativ u organizua nga Këshilli për bashkëpunim rajonal me qëllim për të theksuar problemet prioritare me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit.
Sekretari gjeneral i Këshillit për bashkëpunim rajonal z. Goran Svilanoviq gjatë kohës së takimit theksoi se shpesh ndodh që më shumë donator të veçojnë mjete për fushë të njëjtë, ndërsa për fusha tjerë të anashkalohen. Mirë do të ishte, theksoi Svilanoviq të ju shmangemi mbivendosjeve, dhe donatorët në mënyre të barabartë ti mbulojnë gjitha nevojat e vendeve të rajonit.
Sekretarja shtetërore Blazheska tregoi ndryshimin në prioritetet e donatorëve për arsye të krizës së migrantëve dhe apeloi të mos anashkalohen prioritetet e mëparshme të vendosur lidhur me prioritetet e konkurrencës, rritjes dhe infrastrukturës së vendeve të Evropës Juglindore.
Kjo mbledhje koordinatave paraqet segment të aktiviteteve të cilat Këshilli për bashkëpunim rajonal bashkë me partneret e tyre planifikojnë ti realizojnë në të ardhme zbatimin e strategjisë ‘’Evropa Juglindore 2020’’